Futboll
FFS-ja ia merr licencën Kolubarës e hedh në ligë të tretë
25.07.2023 15:58
Federata e Futbollit të Serbisë, ia hoqi licencën skuadrës së Koubara dhe e njëjta...

Federata e Futbollit të Serbisë, ia hoqi licencën skuadrës së Koubara dhe e njëjta do të përjashtohet nga Liga e Parë e Serbisë. Vendimi është marrë nga Komisioni për Çështje Urgjente i FSS-së.
Siç raporton gazeta Zhurnal, ky vendim ka ardhur si pasojë e vendimit për shtrëngimin e rregulloreve të licencimit që do të zbatohen në të ardhmen. Në bazë të kësaj FFS-ja, ia hoqi Kolubarës, licencën pasi ajo kishte paraqitur informacionin e rremë.
Shoqata do të përjashtojë nga anëtarësia e saj skuadrën nga Lazarevci, ndërsa Komisioni i Etikës do t'i pezullojë ata për shkelje të kodit të etikës. Skuadra e Kolubarës, do të transferohet në nivelin e tretë të garave.
