Maqedoni
Këshilli Gjyqësor, akoma pa filluar, Nake Georgiev dha dorëheqje
25.07.2023 15:54
Ditën kur duhej të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, gjykatësi suprem, Nake Georgiev...

Ditën kur duhej të japë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, gjykatësi suprem, Nake Georgiev, i cili së fundmi u zgjodh anëtar i Këshillit Gjyqësor, ka dhënë dorëheqje sot në mëngjes, konfirmojnë nga Këshilli Gjyqësor.
"Ka dorëzuar njoftim për dorëheqje për arsye personale.", thonë nga Këshilli Gjyqësor. Dorëheqja e anëtarit të Këshillit Gjyqësor vjen për t’i hapur rrugën djalit të tij, Kiril Georgiev, i cili sot nga ana e Këshillit Gjyqësor u zgjodh gjykatës në Gjykatën Penale në Shkup.
Në bazë të Ligjit për Gjykata dhe nenit 43, anëtari i Këshillit Gjyqësor nuk mund të zgjedhë familjarë të tij si gjykatës. Në seancë, Këshilli Gjyqësor ka zgjedhur edhe gjykatës të tjerë për disa gjykata në vend.
