60 vite pas tërmetit në Shkup, Pendarovski: Investim në institucionet e sigurisë

25.07.2023 16:34

Çelësi i një shteti të begatë dhe të sigurt...

Çelësi i një shteti të begatë dhe të sigurt është investimi në institucione shkencore arsimore dhe kërkimore, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën "Ndërtimi i qëndrueshmërisë", të Institutit për Inxhinieri tërmetesh dhe Sizmologji inxhinierike, me rastin e 60 vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup.

Pendarovski tha se institucionet si Institutit për Inxhinieri tërmetesh dhe Sizmologji inxhinierike, përveç që kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve, mbrojnë edhe jetën e tyre, prandaj edhe duhet të mbështeten.

“Rindërtimi i Shkupit nënkuptonte jo vetëm ndërtimin e objekteve dhe infrastrukturës, por edhe ngritjen e standardeve të ndërtimit. Për këtë qëllim në vitin 1965 është themeluar Instituti për Inxhinieri tërmetesh dhe Sizmologji Inxhinierike, me detyrë që të mbikëqyrë rindërtimin, të ndihmojë në rindërtimin e qytetit dhe të sigurojë kërkime të vazhdueshme në fushën e sizmologjisë dhe inxhinierisë së tërmeteve, prandaj të njëjtat duhet të ndihmohen.”, - deklaroi presidenti i MV-së, Stevo Pendarovski.

Arsovska: Të ndalohen ndërtimet pa standarde

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, tha se duhet të luftohen të gjitha ata që ndërtojnë ndërtesa pa asnjë standard dhe që vënë në rrezik jetën e njerëzve.

“Të dalësh përballë për të mos lejuar të ndërtohen ndërtesa të papërshtatshme, sizmikisht është shumë e rëndësishme. Ne duhet të parandalojmë të mos ndodhë më ajo që ka ndodhur, por është e rëndësishme të kemi parasysh edhe faktorë të tjerë që duhet të kemi për zhvillimin e qytetit tonë. Dhe ky është ndërtim human, qyteti i Shkupit duhet të ndërtohet njerëzisht.”, - deklaroi kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

Arsovska u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të kundërshtojnë mafien urbane, të ngrenë zërin dhe qytetarët të japin ekspertizën e tyre aty ku është e nevojshme dhe secili të bëjë atë që mendon se mundet për zhvillimin e qytetit të Shkupit. Ndërkohë, drejtori i Institutit për inxhinieri tërmetesh dhe sizmologji inxhinierike, Vlatko Sheshov, tha se institucioni do të jetë rojtari i sigurisë dhe ndërtues i qëndrueshmërisë parlamentare të Shkupit për 60 vitet e ardhshme. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)