Kinë, shkarkohet ministri i jashtëm, Gangin

25.07.2023 18:08

Qeveria kineze e ka shkarkuar Qin Gangin...

Qeveria kineze e ka shkarkuar Qin Gangin nga posti i ministrit të jashtëm, i cili ishte emëruar shtatë muaj pasi u emërua në këtë pozitë.

Posti do të merret nga shefi i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste, Wang Yi, i cili më parë ishte kryediplomat. Largimi për një kohë të gjatë i Gangit nga opinioni publik dhe heshtja e ministrisë së tij për këtë, ka nxitur spekulime të ndryshme. Angazhimet e fundit publike të 57-vjeçarit ishin më 25 qershor.

I emëruar në postin e tij dhjetorin e kaluar, Gang shihej si ndihmës i besuar i presidentit kinez, Xi Jinping.