Futboll

Zhalgirisi me Galatasarayn ndahen në paqe

26.07.2023 12:13

Kampioni i Lituanisë, Zhalgirisi e ka ndalur në barazim kampionin e Turqisë, Galatasarayn...

Kampioni i Lituanisë, Zhalgirisi e ka ndalur në barazim kampionin e Turqisë, Galatasarayn. Ndeshja e luajtur në Vilniues të martën mbrëma përfundoi baras 2:2. I takoi raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
 
Zhalgirisi, që eliminoi në raundin e parë Strugën, kaloi në epërsi i pari në minutën e 48-të me golin e shënuar nga MathiasOyeëusi, kurse më pas Galata realizoi dy herë për epërsinë 2:1.Golin e barazimit e shënoi AbdulkerimBardakci në minutën e 75-të, kurse tre minuta më vonë për 2:1 shënoi HalilDervisoglu.
 
Donatas Kazlauskas shpëtoi nga disfata Zhalgirisin duke shënuar golin për 2:2 në minutën e 92-të. Ndeshja kthyese në Stamboll luhet më 2 gusht.