Futboll

Partizani kryen gjysmën e punës

26.07.2023 12:26

Partizani i Tiranës ka mposhtur Atletic Escaldes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League...

Partizani i Tiranës ka mposhtur Atletic Escaldes në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Conference League dhe kësisoji me njërën këmbë gjendet në rrethin e tretë të garës.
 
Në "Estadi Comunal Joan Samarra Vila" të Andorrës skuadra shqiptare ka fituar me rezultat minimal 0-1. Golin e fitores e ka realizuar Mba në minutën e pesëdhjetë e tretë.
 
Ndeshja e dytë zhvillohet pas një jave në Tiranë. Në rast kualifikimi në raundin e tretë Partizani do të përballet me fituesen e çiftit SP Tre Penne San Marino - Valmiera FC Letoni.