Futboll
Fernandez: Real Madrid duhet ta transferojë Kylian Mbappen
26.07.2023 12:28
Ish mesfushori dhe trajneri i PSG-së, Lus Fernandez beson se Kylian Mbappe do të largohet...

Ish mesfushori dhe trajneri i PSG-së, Lus Fernandez beson se Kylian Mbappe do të largohet këtë verë dhe që Real Madrid duhet ta transferojë.Çështja e Mbappes është sërish në vëmendjen e top mediave ndërkombëtare, pasi PSG e ka vendosur në shitje meqenëse ka refuzuar ta rinovojë kontratën.
Në një intervistë për “CadenaSer”, edhe Fernandez ka dhënë mendimin e njëjtë si të shumicës, pra Mbappe duhet të largohet për t’iu bashkuar Realit.“PSG po vendos presion te lojtari që të vendos nëse do të shkojë ose të qëndrojë. Ata po tregojnë se e kanë kontrollin e kubit”.
“Tifozët e PSG-së janë të zhgënjyer me Mbappen. Ai ka qenë te PSG që katër vite, por nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve”.“Nuk mendoj se PSG do të jetë në gjendje ta lërë Mbappen në stol. Pjesa tjetër e grupit nëse ndodh do ta shohin dhe e vlerësojnë”.“A e shoh në Madrid? Është një situatë që duhet të zhbllokohet. Për ta zëvendësuar atë, nuk mendoj për Felix.
Kane përshtatet më shumë si transferim për PSG-në”.Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për Mbappen.
