Futboll
Messi shkëlqen me dy gola
26.07.2023 12:39
Pasi debutoi me gol me InterMiamin, LionelMessi ka vazhduar të shkëlqejë...

Pasi debutoi me gol me InterMiamin, LionelMessi ka vazhduar të shkëlqejë edhe në ndeshjen e dytë për ekipin amerikan.
Ylli argjentinas realizoi dy gola dhe dha një asistim në fitoren 4:0 të InterMiamit ndaj AtlantaUnitedit në “Kupën e Ligës”, ku marrin pjesë ekipet amerikane dhe ato meksikane.
Messi shënoi në minutën e tetë dhe të 22-të, ndërsa asistoi në golin e katërt në minutën e 53-të.36-vjeçari ia siguroi skuadrës së tij fitoren në minutat e fundit në ndeshjen e kaluar ndaj CruzAzulit.
Messi u transferua në SHBA pas largimit nga PSG-ja.
