Futboll
Bojku: Të shkruajmë histori
26.07.2023 12:46
Kampioni aktul i vendit Struga Trim Lum, sot në terren vendas do të përballet me skuadrën malazeze Buduçnost...

Kampioni aktul i vendit Struga Trim Lum, sot në terren vendas do të përballet me skuadrën malazeze Buduçnost. Struganët shihen si favorit në letër port ë njëjtën duhet ta vërtetojnë për 180 minuta lojë. Në favor të Struga Trim Lum, ishte edhe shorti i UEFA-së.
”Mua më vjen mirë që Struga Trim Lum si një skuadër e re, pas dy ndeshjeve shumë dinjitoze, me personalitet ndaj një skuadre me emër si Zhalgiris, diskutohet që jemi favorit. Është e vërtetë që duhet të jemi favoritë, duke parë sidomos paraqitjen e skuadrës në dy ndeshjet me Zhalgiris“, ka thënë trajneri Duron ë takimin me gazetarë.
“Gjatë këtyre ditëve jemi përgatitur shumë dhe e kemi analizuar në detaje edhe kundërshtarin. E dimë se më kë përballemi. Mendoj se në këto nivele nuk ka kundërshtar të lehtë sepse të gjithë janë kampionë në vendet e tyre. Lajm i mire ishte shorti për fazën e tretë, i cili mund të ishte edhe më i vështirë për ne, por siç duket patëm pak fat. Megjithatë, ne duhet t’i bëjmë detyrat tona sepse ashtu si ne edhe kundërshtarët përgatiten”, ka thënë Bojku.
Ai ju ka bërë ftesë të gjithëstruganëve por edhe futbolldashësve që sot të jenë në stadiumin e Ohrit dhe me këtë të bëhen pjesë e një suksesi historik për klubin dhe qytetin.
