Futboll

UEFA dënon FFK-në (HNS)

26.07.2023 12:58

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka vendosur të gjobisë Federatën Kroate të Futbollit...

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka vendosur të gjobisë Federatën Kroate të Futbollit për shkak të incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes  përfundimtare të Ligës së Kombeve, bëri të ditur FFK (HNS).  - Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka bashkuar lëndët për incidentet e raportuara në ndeshjet kundër Holandës dhe Spanjës, të luajtura në Roterdam këtë qershor. 
 
Për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve, Federata Kroate e Futbollit u dënua me kusht me vendimin që ndeshja e parë e radhës në shtëpi në kuadër të garave të UEFA-s të luhet pa shikues. Gjithashtu u ndalua shitja e biletave për tifozët kroatë në ndeshjen e parë jashtë fushe në kompeticionin e UEFA-s. Federata Kroate e Futbollit u gjobit me 70 mijë euro për sjellje diskriminuese të disa tifozëve.