Botë
ShBA-të ndihmë për Kievin në vlerë prej 400 milion dollarësh
26.07.2023 13:11
ShBA-të me pako të re ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milion dollarësh...

ShBA-të me pako të re ndihmë ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 400 milion dollarësh që përfshinë municion dhe automjete të blinduara. Ndihma prej 400 milionë dollarësh përfshin municione shtesë të mbrojtjes ajrore, municione artilerie, automjete të blinduara dhe armë antitank”, bëri të ditur Departamenti i Mbrojtjes i ShBA-ve.
“Prioriteti ynë ishte që t’i sigurojmë Ukrainës gjithçka që i nevojitet për kundërofensivën. Ne do të vazhdojmë të përkrahim Ukrainën, përderisa ata kundërshtojnë brutalitetin rus dhe e mbrojnë shtetin e tyre dhe përderisa nevojitet një gjë e tillë.”, - deklaroi zëdhënësja e ShBA-ve, Karin Zhan Pjer.
Presidenti ukrainas Zelensky u kërcënua se korrupsionin dhe dorëzimin nuk do ta tolerojë, përderisa vendi i tij lufton të gjejë mjete të mbrohet nga sulmi rus.
Zelensky me apel kundër korrupsionit pas burgimit të një oficeri ushtarak për regrutim, i akuzuar për shpërdorim masiv dhe të një deputeti të akuzuar për bashkëpunim me Rusinë. Në front ende vijojnë beteja të ashpra në jug dhe lindje të Ukrainës.
FLUTURA LATIFI
