Botë
Kurti: Pas marrëveshjes Lajçak-Bislimi, Kosova pret heqjen e masave nga BE-ja
26.07.2023 14:13
Pas marrëveshjes Lajçak-Bislimi, për deeskalimin e situatës në veri, Kosova pret heqjen e masave...

Pas marrëveshjes Lajçak-Bislimi, për deeskalimin e situatës në veri, Kosova pret heqjen e masave. Kështu deklaroi kryeministri, Albin Kurtit, duke shtuar se Kosova po përgatitet për zgjedhje të parakohshme në komunat veriore.
“Kemi një dakordim mes Bislimit dhe Lajçakut dhe kjo duhet zbatuar. Kjo ka të bëjë me deeskalimin. Nuk besoj se pret ndokush që pa u bërë deeskalimi të mbahen zgjidhjet në veri. Por, natyrisht ne jemi duke u përgatitur për zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, për masat që janë marrë ndaj neve e që janë quajtur të parakohshme dhe të kthyeshme, natyrisht që presim ato të hiqen sa më parë dhe është e logjikshme që ato të ndodhin paraprakisht. Nuk bëhet fjalë për kushtëzime, por për rendin logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit ndërmjet Bislimit dhe Lajçakut për 3 qershorin, i realizuar në Bratislavë që e krijon normalitetin minimal për zgjedhje të parakohshme.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Korriku ishte muaj i deeskalimit, tha Kurti, i cili theksoi se edhe gjatë muajit gusht, megjithëse muaj pushimi, do të punohet për zgjidhjet e parakohshme në komunat në veri.
GYLTENE SINANI
