Botë
Stuhitë dhe zjarret në Evropë, viktima, të plagosur dhe dëme materiale
26.07.2023 14:31
Përderisa pjesa më e madhe e Ballkanit përballet me dëme nga stuhia e fortë...

Përderisa pjesa më e madhe e Ballkanit përballet me dëme nga stuhia e fortë, në disa vende është lëshuar një paralajmërim për reshje të dendura shiu të shoqëruar me bubullima dhe erëra të forta.
Nga ana tjetër, ishujt grekë janë përfshirë nga flakët prej një jave të tërë. Është shpallur tri ditë zie për viktimat e zjarreve. Qindra zjarrfikës grekë me ndihmën e kolegëve të tyre nga Evropa po luftojnë zjarrin në Rodos, Korfuz, Evia. Temperaturat janë jashtëzakonisht të larta deri në 45 gradë dhe era e vështirëson edhe më shumë situatën.
“Ne nuk kemi klientë, kështu që do të jemi të mbyllur.”, - u shpreh drejtori i një hoteli, Apostolos Karagianis.
“Kjo është një fatkeqësi. Të ardhurat kryesore të këtij ishulli janë turizmi. Nëse tani kemi anulime dhe njerëzit nuk do të vizitojnë ishullin nga frika, do të jetë një fatkeqësi.", - theksoi biznesmeni nga Korfuzi, Vasilis Soficis.
Situata me zjarrin në qarkun e Dubrovnikut është më e favorshme, fronti i zjarrit është deri në 5 kilometra, forcat ajrore kanë ndihmuar zjarrfikësit në terren. Flakët po përhapen me shpejtësi drejt Bosnjë-Hercegovinës.
“Unë jetoj këtu, nuk është aq afër, por këto shtëpi janë patjetër në rrezik.”, - tha një banore e Kroacisë.
“Ishte e tmerrshme mbrëmë. Nuk e prisnim këtë.”, - tha një banore tjetër e Kroacisë.
Edhe Italia u godit nga dy ngjarje ekstreme të motit. Ndërsa një stuhi e fortë shpërtheu në veri të vendit, disa zjarre po shpërthejnë në jug të Siçilisë. Ka të vdekur dhe të plagosur. Zjarr në pyll ka edhe në Portugali, afër Lisbonës. Si masë paraprake, mbi 70 persona u evakuuan.
“Ne tashmë kemi krijuar zona kontrolli. Era bën që zjarri të përhapet në një distancë të caktuar. Si masë paraprake, ne evakuuam kryesisht të moshuar, të cilët janë dukshëm të shqetësuar.”, - deklaroi kryebashkiaku i Kashkait, Carlos Carreiras.
Zjarre ka edhe në Tunizi. Nga një valë e zgjatur e të nxehtit në kulmin e sezonit turistik, më shumë se 40 persona kanë humbur jetën, shumica në Algjeri. Nga zjarret që kanë përfshirë Mesdheun dhe kanë përfshirë disa fshatra dhe pika turistike, mijëra njerëz janë evakuuar.
VLORA LATIFI TOPOJANI
