Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella

26.07.2023 14:49

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe liderin e saj...

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka akuzuar VMRO-DPMNE-në dhe liderin e saj, Hristijan Mickovski, se ai si peng i Dimitar Apasievit, po bën gjithçka për ta distancuar vendin nga BE-ja.
 
Nga LSDM thonë se kushdo që dëshiron ta largojë Maqedoninë nga agjenda evropiane, punon për interesa të të tjerëve dhe nuk mendon mirë për qytetarët, për agjendën evropiane dhe gjuhën maqedonase. 
 
“Ndryshimet kushtetuese janë shansi i fundit për Mickoskin dhe DPMNE-në që të rindërtohen në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të dëshmojnë se janë realisht për anëtarësimin e shtetit në BE. Vota për Evropën është votë për një të ardhme maqedonase më të mirë, më të sigurt dhe më stabile, prandaj të gjithë deputetët duhet të mbështesin miratimin e amendamenteve kushtetuese që përshpejtojnë procesin e integrimit në BE.”, - deklaroi deputeti i LSDM-së, Martin Kostovski. 
 
Por, në këto pohime kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja të cilat kanë ripërsëritur qëndrimin se ndryshime kushtetuese nuk mund të ketë.
 
“Martin Kostovski, si dhe e gjithë LSD-ja dhe Kovaçevski duhet ta dinë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin e Bullgarisë. Kështu thonë mbi 80% e qytetarëve në Maqedoni dhe prej tyre buron sovraniteti i Maqedonisë. Populli e pa që LSD-ja ka lidhje me vlerat evropiane vetëm kur bëhet fjalë për abuzime me fondet evropiane dhe vjedhje të eurove. Tani e vetmja zgjidhje është që propozimi të hidhet shpejt në seancë plenare, t'i japë fund politikës së tyre irracionale dhe të dëmshme dhe më pas të shkohet në zgjedhje.”, - thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së. 
 
VMRO-DPMNE-ja po ashtu ka pohuar se nëse kjo shumicë nuk ka numra për t’i kaluar ndryshimet kushtetuese, atëherë e domosdoshme do të ishte që vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje. 
 
FITIM KRYEZIU