Maqedoni
Lloga në Tearcë, shërbime juridike pa pagesë për banorët
26.07.2023 15:43
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në komunën e Tearcës...

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka qëndruar sot në komunën e Tearcës, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune Nuhi Neziri, kanë përuruar hapjen e zyrës juridike, e cila do t’u shërbejë banorëve të komunës se Tearcës pa pagesë. Lloga tha se edhe ne komunat tjera rural në Tetovë shumë shpejtë do të hapen zyra juridike fals.
“Ne sot në vazhdën e angazhimit tonë, sot jemi në komunë e Tearcës, ku do të hapet zyra juridike falas. Dhe falë kryetarit dhe angazhimit të tij, ky shërbim do të jepet edhe në komunën e Teracës.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Kryetari i Tearcës, Nuhi Neziri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë probleme me disa shërbime nga Ministria e Drejtësisë dhe kërkoi nga ministri Lloga që këto probleme të zgjidhen.
“Andaj me takimin e sotëm me ministrin ndamë edhe shumë probleme tjera, të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, në veçanti me problematikën e Ministrisë së Drejtësisë. Gatishmëria e ministrit ishte maksimale për të na ofruar dhe udhëzuar çdo zgjedhje tjetër, veçanërisht me problemet pronësore juridike të shkollave, me zyrën për evidencën amë dhe të gjithë këto me të vetmin qëllim që qytetarët të marrin shërbime dhe këto të marrin zgjedhjen e duhur juridike.”, - theksoi kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.
Ndërsa, nga Ministra e Drejtësisë njoftuan se angazhimi i kësaj ministrie së bashku me Zyrën e Këshillit të Evropës dhe komunat tjera rurale do të vazhdojnë të hapin zyra juridike falas edhe në vendbanimet tjera, me qëllim që t’u dilet në ndihmë qytetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë shërbimet juridike.
VISAR SADIKU
