Maqedoni
Bekteshi: Tërhiqet vendimi për bashkimin e koncesioneve
26.07.2023 17:01
Qeveria anuloi vendimin për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit...

Qeveria anuloi vendimin për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e bakrit dhe arit për minierën “Ilovica-Shtuka”, thotë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Megjithatë, ai tha se anulimi i vendimit do të kishte pasoja ligjore për shtetin.
“Edhe pas këtij vendimi, koncesionari “Euromax” ka pronësinë e të dy koncesioneve dhe pas këtij vendimi, koncesionari “Euromax” do të ketë të drejtë të përsërisë kërkesën për bashkimin e koncesioneve.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai thotë se Qeveria dhe populli, si arsye e kundërshtimit të vendimit, japin kërcënimin ndaj mjedisit. Megjithatë, Bekteshi paralajmëron se pas dy apo tre muajsh, e njëjta situatë mund të përsëritet.
“Ka dokumente të tjera që duhen dorëzuar, një prej tyre është edhe leja e qarkullimit që koncesionari duhet të marrë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ministria e Brendshme. Për të marrë leje qarkullimi, duke marrë parasysh se ku është lokaliteti, ku ka një pyll të tërë, një mal, do të thotë që duhet të hyjë përmes pyllit, duhet të hyjë përmes tokës bujqësore.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë, Bekteshi, tha se zgjidhje e përhershme, gjegjësisht anulim të kontratës, mund të bëhet vetëm nëse miratohet një akt ku konstatohet se një investim i caktuar potencial është në kundërshtim me standardet mjedisore.
SEDAT SELIMI
