KE-ja nis vëzhgimin e punës së Këshillit Gjyqësor
Komisioni Evropian është shumë i shqetësuar....

Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit, edhe krahas kritikave të njëpasnjëshme në këtë drejtim, Komisioni Evropian do të vëzhgojë nga afër punën e Këshillit Gjyqësor në vend.
Kjo do të realizohet me ekip ekspertësh të vendeve anëtare të BE-së, të cilët do ta vlerësojnë punën e trupit më të lartë gjyqësor. Pas një varg skandalesh dhe trazirash në misionin e ekipit për vlerësime rreth punës së drejtësisë në vend vjen Branko Hërvatin, ish-kryetar i Gjykatës Supreme të Kroacisë.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, konfirmoi se Komisioni për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor dhe Korniza ligjore e saj ka për qëllim përforcimin e transparencës, pavarësisë dhe kredibilitetit të Këshillit duke përfshirë edhe anëtarët e tij.
“Këshilli duhet të angazhohet për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve dhe institucioneve dhe të mbrohet nga ndikimi joadekuat. Duke pasur parasysh ngjarjet më të reja në lidhje me Këshillin Gjyqësor, Komisioni do të dërgojë mision për vlerësim të punës së Këshillit Gjyqësor dhe kornizës së tij juridike, me qëllim që në mënyrë shtesë të përforcohet transparenca, pavarësia dhe besimi i Këshillit, përfshirë edhe të anëtarëve të tij.”, tha Pisonero për Agjencinë shtetërore të lajmeve.
Fillimisht do të identifikohet fushëveprimi dhe masa e punës e këtij trupi më të lartë gjyqësor dhe më pas të propozohen masat afatgjate dhe afatshkurta duke përfshirë aktivitete profesionale dhe legjislative, me qëllim të përforcimit të pavarësisë, paanshmërisë dhe besimit të Këshillit Gjyqësor.
Sipas BE-së, Komisioni vëzhgon me vëmendje situatën në vend në lidhje me implementimin e reformave. Këshillohet që të shfrytëzohet skriningu, që të përshpejtohen reformat e BE-së. (Leunora Kaliqi, TVM2)
