AIM, të punësuarit kërkojnë rritje pagash

27.07.2023 14:37

Të punësuarit në agjencinë shtetërore informative...

Të punësuarit në agjencinë shtetërore informative me protestë paralajmëruese kërkuan rritjen e pagave, sipas marrëveshjes kolektive dhe harmonizimit të shpenzimeve të jetesës. Ata janë shprehur të revoltuar, pasi Qeveria prej disa muajsh nuk ka vënë në rend dite kërkesat e tyre.

“Parakusht themelor për gazetari të lirë profesionale është gjendja stabile socio-ekonomike e gazetarëve dhe punëtorëve medial. Për shkak të rrogave nën mesatare Agjencia Informative Maqedonase po përballet me largimin e kuadrove, ndërsa për shkak të mos miratimit të punësimeve të reja, po ashtu agjencia përballet me mungesë të kuadrit.?’, - deklaroi Marina Ilievska nga AIM.

Protesta u organizua me përkrahjen e Sindikatë së pavarur të gazetarëve dhe punëtorëve medial dhe Sindikatës së agjencive informative të mediave. Ata vlerësojnë se zgjidhja do të ishte miratimi i ligjit për agjencinë, që Agjencia Informative Maqedonase të mos financohet nga Qeveria, por nga buxheti i definuar paraprakisht.

“Shpresojmë se do të rezultojë me përgatitjen e ligjit për Agjencinë Informative Maqedonase që e kemi për qëllim, ashtu siç arritëm të nënshkruajmë marrëveshjen kolektive.”, - theksoi Pavle Velovski nga SPGM-ja.

Të punësuarit në agjencinë shtetërore informative paralajmëruan se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të ndërmarrin masa më radikale, pasi siç thonë pagat e tyre janë rritur për herë të fundit para katër vitesh. (Fitore Demolli, TVM2)