Botë
Tikrit, vriten 60 xhihadistë të IS-it
03.03.2015 15:32
Të paktën 60 luftëtarë të grupit “Shteti Islamik” janë vrarë në ofensivën e Armatës irakiane dhe proqeveritareve shiite mbi Tikritin...

Të paktën 60 luftëtarë të grupit “Shteti Islamik” janë vrarë në ofensivën e Armatës irakiane dhe proqeveritareve shiite mbi Tikritin, qytet i cili është nën kontrollin e xhihadistëve, gjatë bombardimeve të më shumë caqeve të kryera nga Forcat irakiane të Aviacionit.
Sot në mëngjes luftëtarët e IS-it kanë filluar me tërheqjen e njësiteve të tyre nga qyteti. Ofensiva në Tikrit filloi dje. Në të marrin pjesë 30.000 ushtarë.
LEUNORA KALIQI
