Brindisi, takim katërpalësh për Korridorin 8

27.07.2023 16:22

Korridori 8 është urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit...

Korridori 8 është urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit dhe do të jetë shkak për thyerjen e barrierave mes këtyre dy poleve, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë takimit katërpalësh në Birdis të Italisë.

Përfaqësuesit e shteteve fsqinje që  lidhen me këtë korridor, thanë se ky projekt do të mundësojë investime të reja dhe stabilitet ekonomik.

“Shpresojmë në bashkëpunimin midis dy shteteve anëtare të BE-së dhe dy shteteve që negociojnë për anëtarësim. Të gjithë anëtaret e NATO-s, të cilat lidhin Adriatikun, Detin Jon me Detin e Zi, do të sigurojmë një urë për  tejkalimin e barrierave  gjeografike, historike dhe politike, që e vështirësojnë lidhjen midis Lindjes dhe Perëndimit dhe të ndërtojmë një bashkëpunim më të thellë mes Lindjes dhe Perëndimit, krahasuar me aksin më të zhvilluar Veri dhe Jug.”,  - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Italia pozitivisht e shikon procesin e Berlinit dhe anëtarësimin tuaj në BE. Ballkani është pjesë e Evropës dhe anëtarësimi do të sjellë garanci për stabilitet dhe përparim.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme – Itali, Antonio Tajani.

“Shqipëria kryeson procesin e Berlinit këtë vit. Planifikojmë forcimin e financave Evropiane për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe kjo çështje të jetë temë kryesore në “Samitin e Tetorit”.”, - u shpreh ministrja e Punëve të Jashtme –Shqipëri, Olta Xhaçka.

“Korridori 8 do të thotë komunikim i ri dhe më i shpejtë mes Adriatikut dhe Detit të Zi. Ofron mundësi të reja për transport për shërbim më të mirë të njerëzve, do të thotë më shumë investime, stabilitet ekonomik, zhvillim dhe përparim.”, - theksoi ministrja e Punëve të Jashtme – Bullgari, Marija Gabriel.

Korridori 8 apo siç njihet në formulimet perëndimore Korridori Panevropian VIII është një aks komunikacioni nga Shqipëria përmes Maqedonisë së Veriut për në Bullgari. Korridoret Panevropiane të komunikacionit janë akse të rëndësishme ndërkombëtare dhe një arterie e rëndësishme ekonomike në nivel global. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)