QMK, zjarre në rajonin e Shkupit, Sindikata e zjarrfikësve: Zjarrfikësit kërkojnë të jenë pjesë e mbrojtjes
Banorët e fshatit Straçincë...

Banorët e fshatit Straçincë kanë raportuar për një zjarr, që është përhapur me shpejtësi duke u afruar pranë shtëpive. Denoncimi është marrë rreth orës 10:00 në numrin e vetëm të emergjencës 112 dhe siç bëjnë me dije nga qendra për menaxhim me kriza, një ekip i zjarrfikësve ndodhet në terren për të ndërhyrë.
Nga QMK-ja bëjnë të ditur se kanë intervenuar edhe në fshatin Pagarushë, Komuna e Studeniçanit, ku është djegur bimësia e ulët, ku gjashtë zjarrfikës të zjarrfikësve të Shkupit kanë intervenuar me dy vetura në periudhën nga ora 16:45 deri në ora 19:15.
Gjatë ditës dhe natës së kaluar në rrethinën e qytetit të Shkupit ka pasur edhe shtatë intervenime të lehta. Nga ana tjetër, zjarrfikësit ankohen se nuk kanë vend në vetëqeverisjen lokale, nuk ka kujdes të mjaftueshëm, nuk ka mjete të mjaftueshme për punë, pjesa intervenuese është e vjetër dhe kushtet për punë janë tejet të vështira.
Një nga kërkesat kryesore të zjarrfikësve është centralizimi i tyre në Ministrinë e Mbrojtjes. Ata shprehin bindjen se ky veprim do t'i mundësonte të punonin nën një strukturë më të përbashkët dhe më të organizuar, duke u lejuar të koordinojnë veprimet e tyre në mënyrë më efikase dhe të përfitojnë nga resurset e ndryshme që do të vijnë nga një organizim qendror.
“Njësiti territorial i zjarrfikësve, si dhe brigada e qytetit të Shkupit funksionojnë në kuadër të vetëqeversijes lokale. Ne si sindikatë kemi mbajtur disa takime në disa struktura sindikale ku të gjithë kanë thënë me vendosmëri, nuk kemi vend në vetëqeverisjen lokale, nuk kemi kujdes të mjaftueshëm, nuk kemi mjete të mjaftueshme për punë, pjesa intervenuese është i vjetër, nuk ka kushte për punë, kështu që nuk ka përparim në sistemin e zjarrfikësve. Për këto arsye zjarrfikësit kërkojnë që mënyra e udhëheqjes të centralizohet, mënyra e punës, mënyra e pagës së sigurt etj. Pra, duan të jenë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes.”, - deklaroi Sindikata e Pavarur e Zjarrfikësve, Goran Risteski.
Ata gjithashtu shprehën gatishmëri për të punuar edhe me organizata të tjera për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për situatën aktuale. (Sedat Selimi, TVM2)
