Zelensky, vizitë zonave të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, udhëtoi për në qytetin e Dnjeprit, që ka qenë vazhdimisht cak i sulmeve ruse.
Kjo vizitë vjen pak pasi forcat ruse nisën sulme me dronë dhe raketa në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme.
“Ne e filluam orarin e punës në Dnjepër.”, shkroi Zelensky në Telegram.
“Duhet vëmendje e madhe për sigurimin e municioneve për trupat... efektivitetin e përdorimit të sistemeve ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe forcimin e mburojës ajrore.”, shkroi Zelensky, duke iu referuar temave të diskutimit me zyrtarët ushtarakë dhe rajonalë.
Gjatë natës, forcat ruse nisën një valë të re sulmesh me dronë dhe raketa drejt objektivave në Ukrainë, duke shkaktuar viktima civile dhe dëme, tha ushtria më 27 korrik.
Autoritetet në Kiev thanë se Moska ka shkatërruar dhjetëra objekte të eksportit të grurit që nga largimi i saj nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja në fillim të këtij muaji.
Raketat e lëshuara nga një nëndetëse ruse në Detin e Zi vranë një roje sigurie dhe dëmtuan një terminal mallrash në rajonin e Odesës, tha guvernatori Oleh Kiper.
