Fushatë për ndërgjegjësimin e hepatitit, detektimi i hershëm është shërim
Me rastin e Ditës botërore të hepatitit, Ministria e Shëndetësisë....

Me rastin e Ditës botërore të hepatitit, Ministria e Shëndetësisë ka organizuar kontrolle falas për diagnostikimin në kohë dhe shërimin e kësaj sëmundjeje. Në vend aktualisht ka gjithsej 83 persona të evidentuar që vuajnë nga hepatiti, 46 prej të cilëve janë me hepatit B, dhe të tjerët me hepatit C, por numri mund të jetë edhe më i madh pasi ka persona që nuk janë kontrolluar.
“Ne kemi organizuar këtë fushatë, me qëllim që t’i diagnostikojmë të sëmurët me hepatit që mos të shpërndahet tek të tjerët apo tek familjarët dhe kështu do të veprojmë në të gjithë vendin me këto vetura dhe aparatet mobil, që do të ketë kontrolle falas që t’i diagnostikojmë dhe të preventohen këto raste dhe të shërohen më shpejtë.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
“Në nivel vjetor kemi terapi për 63 pacientë me hepatit C. Terapia për pacientët me hepatit B ende nuk është në listën pozitive. Terapia për hepatit C kushton 4.5 milion euro në muaj. Deri më tani kemi 63 pacientë, të cilët si i diagnostikojmë, ashtu edhe ua japim terapinë. Ka një periudhë që i vendosim në listë pozitive për ilaçet që janë adekuate për ta.”, - theksoi drejtoresha e Klinikës së Gastro-enteron -hematologji, Kalina Stardellova.
“Kjo kategori e pacientëve të merr ilaçin adekuat, që d.m.th. jetë për këta persona dhe kemi informacion që po punohet në futjen e listës pozitive ilaçi për hepatit B . Hepatiti B dhe C, si dhe kanceri në mëlçi janë sëmundje që parandalohen.”, - u shpreh Millan Mishkoviq nga Qendra “Hepar”.
Ndërsa, në kuadër të masave për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ministri Mexhiti informoi se së shpejti shtëpitë e shëndetit në RMV do të furnizohen me 22 autoambulanca më moderne të Ndihmës së shpejtë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
