Ndeshja "Levski" dhe "Shkupi", sulmuesit e tifozit bullgarë janë identifikuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski...

Ministria e Punëve të Brendshme ka arrestuar 21 persona para fillimit të ndeshjes futbollistike në mes Shkupit dhe Levskit nga Bullgaria. Për incidentin në Çair ku me mjet të fortë u lëndua një tifoz bullgar, janë identifikuar dhe privuar nga lira disa nga sulmuesit.
Prokuroria publike theksuan se ngjarja ishte shkaktuar derisa disa tifozë të K.F. Levski me dy vetura me targa bullgare kishin lëvizur në afërsi të qendrës tregtare “Çairçanja”, ku kishin hyrë në zënkë verbale me kalimtarë të rastit dhe qytetarë. Gjatë kthi
mit në automobil, një shtetas bullgar 29-vjeçar ishte lënduar me mjet të mprehtë në abdomen. Te ai është konstatuar lëndim trupor i rëndë dhe është hospitalizuar. Pas intervenimit të kryer kirurgjik, ai është në gjendje stabile, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Sa i përket incidenteve të tjera lidhur me tifozët e K.F. Levski gjatë ditës së djeshme, Prokuroria ka njoftuar se janë përgatitur kundërvajtje. Tifozët bullgar gjatë kalimit në Çair, përmes disa provokimeve kanë shkaktuar konflikt, thotë ministri i brendshëm, Oliver Spasovski. Ai sqaron se grupi i tifozëve bullgar që kanë arritur në formë të organizuar nga pika kufitare Deve Bair në mënyrë të organizuar dhe me kordon policor janë sjellë në stadium, por që me gjasë ka pasur edhe organizime private me disa vetura, të cilët edhe e kanë shkaktuar provokimin.
“Kjo ndeshje sportive ishte e vlerësuar si ndeshje me rrezik të lartë. E kam patjetër të them se nga fillimi i ndeshjes deri në mbarimin e tij, praktikisht nuk kishim asnjë incident. Në fillim gjatë hyrjes kishim një grup të tifozëve që erdhën nga Bullgaria, të cilët silleshin në mënyrë të dhunshme drejt pjesëtarëve të policisë së RMV-së. Janë arrestuar gjithsej 21 persona, prej të cilëve 19 shtetas bullgarë dhe 2 shtetas të RMV-së, të cilët u arrestuan dhe ishin pjesë e grupit të tifozëve "Shkupi".”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se ky veprim është akt i huliganëve dhe personave që nuk kanë lidhje me sportin.
“Nëse i shihni lajmet, do të shihni gjithçka përveç se me çfarë rezultati ka përfunduar ndeshja. Futbollistët kanë ardhur të luajnë futboll për tifozët e vërtetë. Ajo që ndodhi dje është edhe 1 dëshmi se futbolli dhe çdo lloj i sportit duhet t’u lihet sportistëve dhe tifozëve të vërtetë dhe jo huliganëve.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.
Këto komente u bënë me rastin e vendosjes së gurthemelit të objektit të ri të stacionit policor në Aerodrom. (Florije Kamberi, TVM2)
