Basketboll

La Clippers deri te fitorja e trete ne seri

03.03.2015 13:18

Skuadra e Los Angeles Clippers e udhëhequr nga Chris Paul, ruajti vazhdimësinë e rezultateve në NBA, teksa mposhti 110-105 Minessota Timberwolfs në Target Center të Mineapolisit...

Për vendasit kjo ishte humbja e tretë radhazi, që i saldon në fundin e klasifikimit të Konferencës së Perendimit.
 
DeAndre Jordan realizoi 2 pikë për Clippers pak minuta pas startit të takimit, duke i cuar shifrat në 17-12 për kalifornianët. Diferenca erdhi duke u thelluar dhe shkoi deri në 18 pikë pas koshit të Chris Paul, me tabelën elektronike që shënonte 36-18, ndërsa perioda e parë u mbyll 23-36 në favor të Clippers.
 
Minessota gjeti forca për të reaguar falë edhe lojës së mirë të Rubios, duke e mbyllur pjesën e parë me të pikë avantazh, 60-58. Në periodën e tretë një kosh i Kevin Garnet e thelloi në 72-66 avantazhin për Timberwolfs, por Clippers reaguan mënjehërë duke e mbyller periodën e tretë me vetëm një pikë më pak.
 
Skuadra nga Los Angelesi shtoi një marsh më shumë në përdiodën e fundit, duke e marrë kryesimin që në fillim të saj, për të mos e lëshuar deri në përfundim të ndeshjes, me Clippers që fituan 110-105.
 
Chris Paul rezultoi më i miri në parket me 26 pikë, 14 asist dhe 4 ribound, ndërsa për Minessotën Neal realizoi 19 pikë, dha 4 asit dhe kontrolloi 9 topa nën tabelë.
 
Ne takimet e tjera të mbremjës u arritën këto rezultate: Philadelphia 76ers - Toronto Raptors 103 - 114, Brooklyn Nets - Golden State Warriors 110 - 108, Miami Heat - Phoenix Suns 115 - 98, Dallas Mavericks - New Orleans Pelicans 102-93.