LSDM-VMRO, përplasje për minierën në Ilovicë

28.07.2023 16:34

Dy partitë më të mëdha politike maqedonase...

Dy partitë më të mëdha politike maqedonase, kanë vazhduar të përplasen për minierën e Ilovicës. Sipas partisë në pushtet LSDM, që nga dita e parë është ende kundër minierave dhe së bashku me qytetarët mbetet të luftojë kundër hapjes së tyre.

Sipas partisë së kryeministrit Kovaçevski, partia opozitare VMRO-DPMNE me papërgjegjshmërinë, paaftësinë dhe lakminë e saj e zhyti shtetin në labirintet gjyqësore, në të cilat është ende i ngujuar.

Prandaj VMRO-DPMNE-ja, sipas tyre dhe Mickoski, sot janë të fundit që kanë të drejtë të flasin për hapjen e minierave.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja ka marrë vendim për anulimin e bashkimit të koncesioneve për minierën e Ilovicës. Përgjigjet për koncesionet për minierën e Ilovicës duhet t'i japë DPMNE-ja, Nikolla Gruevski, Zoran Stavrevski, Mile Janakieski dhe Pasco Kuzman janë vetëm disa nga zyrtarët e DPMNE-së që marrin pjesë në procesin e dhënies së koncesioneve për minierën në Ilovicë, nga të cilat i dyti e anashkalon plotësisht koncesionin e parë. Ata nuk kishin asnjë kundërshtim për dhënien e koncesionit të parë dhe të dytë, si nga aspekti i transportit dhe komunikacionit, ashtu edhe nga aspekti mjedisor, nga aspekti i bujqësisë dhe nga aspekti i ujit.”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë reagimi nga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, Qeveria gënjen se ka penguar minierat, me Destanin e BDI-së në Ilovicën, Kovaçevski duhet të heshtë.

“Kovaçevski nuk ka bërë asgjë për të penguar minierat, përkundrazi nuk ka lejuar dhe për këtë nuk kishte guxim të dalë të flas publikisht. Bekteshi ishte ai që dërgoi mesazhin nga i cili duket qartë synimi i Qeverisë, që me Destanin në Ilovicën ose do të ketë minierë ose Maqedonia do të humbasë arbitrazhin në Gjykatën Ndërkombëtare. Në të dyja rastet, kompania e afërt me BDI-në do të fitojë qindra milionë euro, nëse LSD-ja dhe BDI-ja do të ishin kundër Ilovicës, nuk do ta lejonin që në mbledhjen e Qeverisë të hyjë kompania e Destanit “Euromax Resources” dhe Qeveria nuk mundi të jepte pëlqimin që Destani të bëhej pronar në “Euromax Resources”.”, - thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia në pushtet kanë publikuar ditë më parë edhe dokumente, të cilat tregojnë se ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së deri sa ishin në pushtet i kanë dhënë këto koncesione, ndërsa tani fajin e tyre dëshirojnë ta hedhin diku tjetër. (Fitim Kryeziu, TVM2)