Organizata qytetare “Ura”: Propaganda ruse ka depërtuar thellë në RMV

28.07.2023 17:16

Në një raport të fundit të prezantuar nga Organizata qytetare "Ura"....

Në një raport të fundit të prezantuar nga Organizata qytetare "Ura", është vënë në dukje një dukuri shqetësuese e propagandës, ndikimit dhe dezinformimit nga ana e Rusisë në Maqedoni.

Në këtë studim, është evidentuar se ndikimi rus në mediat dhe institucionet e vendit është i gjerë dhe i sofistikuar, duke përdorur kanale të ndryshme për të përhapur mesazhe të përsëritura pa objektivitet.

Studimi vë në dukje se qëllimi kryesor i operacioneve të ndikimit rus është nxitja e përçarjes në shoqëri.

“Duket se një numër i madh portalesh, thjesht i raportojnë funksionarët rusë ose mediumet të kontrolluara nga Rusia, pavarësisht faktit se ato në shumicën e rasteve gënjejnë. Me këtë, portalet mbështesin përpjekjet ruse dhe përforcojnë mesazhet që përdorin fraza dhe gjuhë që krijojnë keqkuptime dhe perceptime të gabuara dhe që kontribuojnë që narrativet dhe propaganda ruse nga njëra anë të jenë më të afrueshme për qytetarët dhe nga ana tjetër, audienca duke u ekspozuar vazhdimisht ndaj manipulimeve të tilla me informacionet.”, - deklaroi Rosana Aleksoska nga Shoqata qytetare “Ura”.

Aleksoska theksoi se sipas hulumtimeve, duket se Serbia me presidentin e saj Vuçiq është një aleat i vërtetë rus në rajon dhe përforcon narrativet e dezinformatave ruse dhe manipulimin e informacionit, me media/portale pro-qeveritare dhe pro-ruse serbe që shërbejnë si burime të tilla,  dezinformata, të cilën e marrin nga mediat e kontrolluara nga shteti rus.

Studimi është pjesë e programit “Luftimi i lajmeve të rreme dhe narrativëve” që “Ura” e zbaton që nga viti 2019. Më shumë se 4.000 artikuj dhe më shumë se 10.000 postime në Facebook u përpunuan brenda studimit.

Artikujt analizohen duke aplikuar konceptin 5 D përmes kornizës AMITT (Taktika dhe Teknika të Dezinformimit dhe Ndikimit Armiqësor). (Sedat Selimi, TVM2)