Botë

Kili, erupsion i vullkanit “vilarika”

03.03.2015 15:41

Erupsion i fuqishëm i vullkanit “Vilarika” në Kili ka shpërthyer sot herët në mëngjes, kumtuan autoritetet kiliane...

Erupsion i fuqishëm i vullkanit “Vilarika” në Kili ka shpërthyer sot herët në mëngjes, kumtuan autoritetet kiliane, kur nga krateri ka filluar të hedhë hi në lartësi deri në një mijë metra, ndërsa lava e nxehtë të derdhet nëpër shpatet e vullkanit.

Qeveria e Santiagos shpalli alarm në rajonin rreth Vilarikës dhe ka urdhëruar evakuim urgjent të popullatës që jeton në afërsi të vullkanit. Erupsioni i fundit më i madh është regjistruar në vitin 1985.

LEUNORA KALIQI