Maqedoni

Ndryshimi i temperaturave, Limani: Kujdes me dallimet e temperaturave

29.07.2023 15:51

Shumë njerëz i ndjejnë ndryshymet e motit dhe janë të sigurt që moti ndikon në shëndetin e tyre...

Shumë njerëz i ndjejnë ndryshymet e motit dhe janë të sigurt që moti ndikon në shëndetin e tyre. Ky fenomen është shfaqur shumë kohët e fundit i cili mund të jetë i paparashikueshëm për shëndetin e njeriut, sidomos për fëmijët,gratë shtatzëna dhe të sëmurit kronik.
 
Por mund ta pësojë edhe njeriu i shëndoshë nëse nuk kujdeset gjatë frekuentimit të ambijenteve me dallime ekstreme të temperaturës, thonë mjekët. Adaptimi i organizmit kërkon kohë në të kundërtën mund të çrregullojë organizmin me komplikime për vetë shëndetin e njeriut thotë mjeku Sedat Limani.
 
“Trupi ka një termoregulacion, termoregulacioni nuk mund të adaptohet përnjëherë, pra jo vetëm kur ndryshon temperature e ajrit por në përditshmërinë tonë shfrytëzojmë ajr të kondicionuar ose të freskuar, nëse jemi një një veturë me 20 gradë dhe jashtë është 40 gradë të bëhet riadaptimi i organizmit mos të dilet menjëherë por të barazohet temperatura përafërsisht që të mos ketë diapazone të gjata të temperatures sepse këtu bëhet çrregullimi dhe kemi disa probleme të ashtuquajtura gjakderdhje të kapilareve ose mikrohemoragji të trurit” , u shpreh mjeku Sedat Limani. 
 
Njerëzit me sëmundje kronike duhet të marrin terapinë e rregullt të konsulltohen me mjekët amë. Me ndryshimin e temeratuarve ndryshohet edhe gjendja fizike dhe psiqike e njerëzve prandaj sipas tij nevojitet edhe adaptimi i terapisë.
 
“Prej një temperature të lartë një njeri që lëngon prej shtypjes së lartë prej këtyre temperaturave vjen deri te zbritja natyrale sepse kemi një vazudaladacion një zgjërim të enëve të gjakut dhe me 10-20 milimetra të zhivës shtypja bie më poshtë, pra duhet të korigjohet edhe terapia e shtypjes e tensionit të gjakut duhet të kemi kujdes se gjithnjë prej temperaturave të larta kemi insultet cerebrovaskulare të cilat mund të përkeqësohen ose rishtazi të paraqiten”, theksoi Limani. 
 
Limani sugjeron që të kemi kujdes me ushqimin, të konsumohen ushqime të lëngshme, ushqime që treten lehtë, ushqime që janë termikisht të përpunuara për shkak të kontaminimit prej mikroorganizmave sepse çdo ushqim është potencial të na shkaktojë infeksione të sistemit të tretjes thotë Limani.
 
FARIJE DAUTI BAKIU