Maqedoni
Osmani, në kapitujt nuk është protokolli me Bullgarinë
29.07.2023 16:57
Garancat janë në kuadër të kornizës negociuese me Bashkimin Evropian...

Nuk ekziston asnjë kapitull në të cilin është përfshirë marrëveshja apo protokolli me Bullgarinë, që do të thotë se pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë kërkesa të reja nga pala bullgare, siguron ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Ai shton se deri më tani nuk ka dëgjuar ndonjë vërejtje lidhur me tekstin e amendamentit për përfshirjen e kombeve të tjera, në aktin më të lartë juridik. Sipas tij, tetë deputetë mungojnë për tu siguruar shumica prej dy të tretave.
“Garanca është në kornizën negociuese, të cilën e kanë votuar 27 vende antare . Në kornizën negociuese, në asnjë kapitull në asnjë dispozitë për hapjen e 35 kapitujve nuk është marrëveshja me Bullgarinë ose potokolli me Bullgarinë. Marrëveshja është vetëm në kuadër të përshtypjes së përgjithshme për mardhëniet e mira fqinjësore por për këtë nuk votohet në BE. Nuk do të ketë as raport me shkrim nga KE sa i përket nivelit të realizimit të marrëveshjes me Bullgarinë dhe protokollin”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
Osmani tha se nuk bën korrelacion mes incidenteve dhe marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ai tha se kanë komunikuar me autoritetet bullgare dhe se qëndrimi i tyre është i ngjashëm.I pyetur nëse ka pasur tentativa për t'a bartur fajin për ngjarjet te pala maqedonase dhe për provokimet e tifozëve të klubit bullgar Levski, Osmani tha se në deklaratën e MPJ-së flitet edhe për provokimet e bazuara në identitet, por edhe për tifozët e lënduar.
“Ajo është një botë e veçantë e tifozërisë dhe nëse lejojmë që përmes saj të bëjmë korelacion dhe përkeqësim të mardhënieve mendoj se thjesht kjo dëmton marrëdhëniet. Nuk besoj se tifozët kanë reaguar ashtu si kanë reaguar për shkak të paragjykimeve për shkak të përkatësisë etnike të mysafirëve nga Bullgaria dhe nuk besoj se tifozët nga Bullgaria e kanë bërë këtë për shkak të stereotipeve. Kështu funksionojnë tifozët. Shteti duhet të marrë të gjitha masat për ta parandaluar dhe për të identifikuar e ndëshkuar ata që kanë ushtruar dhunë”, theksoi Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme Osmani tha se vazhdon të qëndrojë asaj që BDI është e gatshme të dalë nga Qeveria momentin që VMRO-ja do ti votojë ndryshimet Kushtetuese. Ai foli edhe për qëllimin e qendrës hibride politike të biznesit që sipas tij është dobësimi i bllokut politik shqiptar në vend ,duke pretenduar se ata njerëz synojnë edhe mosndëshkimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e pronës së fituar nga privatizimi.
Ai nuk bëri të ditur emrat edhe pse thotë se është në dijeni të tyre. Në lidhje me Bullgarinë Ministria ka reaguar ndaj kanalit për gjuhën e urrejtjes ndaj kolegëve bullgarë për transmetimin e një kënge bullgare me përmbajtje jashtëzakonisht fyese për popullin dhe vendin maqedonas. Grupe të ekspertëve nga të dyja Ministritë sipas tij kanë mbajtur mbledhje për përmirësimin e mardhënieve të ndrësjella.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
