Maqedoni

LSDM, shfuqizohet bashkimi i kocesioneve për Ilovicën

29.07.2023 17:19

Me vendim të Qeverisë është shfuqizuar bashkimi i koncesioneve për minierën e Ilovicës...

Me vendim të Qeverisë është shfuqizuar bashkimi i koncesioneve për minierën e Ilovicës. LSDM  ka qenë dhe është  kundër hapjes së minierave në një nga pjesët më pjellore të vendit tonë.
 
DPMNE, e cila sot me hipokrizi pretendon se është e shqetësuar, por në fakt janë ato që kanë dhënë koncesionin për minierën e Ilovicës, por edhe 85 koncesione të tjera për minierat thonë nga LSDM. 
 
“Para se të aktrojë se është i shqetësuar Mickovski duhet ta pyesë nënkryetarin e tij për minierën në Ilovicë.Për dallim nga qëndrimi i DPMNE-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdimisht ndërmerr hapa për të mbrojtur interesat dhe kërkesat e qytetarëve dhe kjo është e vetmja arsye pse minierat nuk janë hapur deri më sot.Përkundër faktit se DPMNE me vendimet e saj e futi shtetin në labirinte gjyqësore, ne si parti e  përgjegjshme  vazhdojmë t'i përdorim të gjitha mekanizmat për të penguar hapjen e minierave në  Strumicë”, u shpreh Snezhana Kalevska-Vançeva nga LSDM. 
 
VMRO DPMNE pas hyrjes së Destanit në biznes u ringjall idea për miniserën Illovica 
 
Ndaj këytre akuzave reagoi opozitarja VMRO DPMNE. Sipas tyre, opinioni  e pa që LDS-ja ishte hipokrite kur bën fushata gjatë gjithë këtyre viteve, sepse kur panë një mundësi biznesi për njerëzit e afërt me partitë në pushtet i harruan të gjitha premtimet thuhet në reagimin e vmro dpmne -së duke shtuar.
 
“LSD duhet të përgjigjet se si pas hyrjes së Destanit në Euromax Resources u ringjall ideja për minierën në Ilovicë? Sa milionë euro janë gati të japin këtë herë? Pse realizojnë ëndrrat e biznesit të shefit të tyre në Qeveri”?, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
 
Populli është në pritje të këtyre përgjigjeve, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI