Maqedoni

Ndryshimevet kushtetuese, LSDM: VMRO- ti mbështesë interesat e qytetarëve

29.07.2023 17:41

Partia në pushtet LSDM, akuzon se lideri i VMRO-DPMNE-së...

Partia në pushtet LSDM, akuzon se lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nën robërinë e Dimitar Apasiev po vazhdon të ndikojë në dëm të interesave shtetërore dhe nacionale.
 
Ata inkurajojnë Mickovskin se nëse me të vërtet janë të angazhuar për antarësimin e vendit në BE, të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese, gjithçka tjetër është veprim në kundërshtim me interesat strategjike, theksojnë nga LSDM.
 
Këto ndryshime Kushtetese janë shansë e fundit për Mickovskin dhe VMRO-DPMNE-në të qëndrojnë në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të dëshmojnë se realisht dëshirojnë që shteti të jetë pjesë e BE-së.
 
“Hristijan Mickovski e di shumë mirë se për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit është e nevojshme të miratohen ndryshimet kushtetuese të cilat janë pjes e kornizës negociuese ,e harmonizuar mes 27 vendeve antare të BE-së dhe e pranuar nga Kuvendi I RMV-së nga politikan prej partive të ndryshme politike.Amandamentet e propozuara kushtetuese nuk cënojnë as një çështje të identitetit,bëhët fjalë për ndryshim teknik të Kushtetutës..Ndryshimet e tilla e përshpejtojnë interimin në BE,me hapjen e kapitujve të parë nga procesi negociues”, u shpreh Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
 
Ndryshimevet kushtetuese, VMRO-DPMNE: 2/3 e votave nuk do ti sigurojnë
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se 80% e popullit janë kundër ndryshimeve Kushtetuese dhe se LSDM po vepron në kundërshtim me vullnetin e popullit.Akuzojnë se pushteti nuk ka siguruar garanca se do të ketë kërkesa të reja absurde në rrugën eurointegruese.
 
Këmbëngulin se dy të tretat e votave nuk do t’i sigurojnë,andaj bëjnë thirrje pushtetit që votimin për ndryshimet kushtetuese ta vënë në rend dite sa më shpejtë dhe të mbarojë kjo agoni.Nga VMRO-DPMNE  gjithashtu akuzojnë pushtetin për keqpërdorime të fondeve evropiane.
 
“Maqedonia është e para për keqpërdorime të fondeve evropiane në Ballkanin perendimorë.Sjellja anti-evropiane u vërtetua edhe një herë.Olaf ,Agjensioni për luftë kundër keqpërdorimeve të fondeve evropiane vërtetoi se nga 36 keqpërdorime të këtyre fondeve ,18 janë nga Maqedonia. .Janë dhënë udhëzime që vendi shfrytëzues ti kthej mjetet e keqpërdorur që mund të arrijë shumën e dhjetra million euro”, theksoi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
 
Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese është caktuar më 18 gusht,por akoma nuk dihet se kur do të jetë votimi.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI