Maqedoni

Kumanovë, “Lidëll” ndërton qendër logjistike

29.07.2023 18:03

Zona industriale “ Novini” në Kumanovë në autostradën afër kufirit me Serbinë...

Zona industriale “ Novini” në Kumanovë në autostradën afër kufirit me Serbinë, ka filluar të tërhjek investitorë si nga vendi poashtu edhe nga jashtë. Një dër investitorët e më të njohur është edhe Kompania e njohur e zinxhirit të marketeve “Lidëll” , e cila do të ndërtojë Qendrën logjistike me depot e saja në këtë zone.Deri tash negociatat kanë filluar , por jo edhe ndërtimi i  i Qendrës logjistike të kësaj Kompanie. 
 
Edhe përkundër paralajmërimeve të Qeverisë dhe Komunës ende ska filluar realizimi i hapjes së subjektit. Nga Komuna njoftojnë se kanë negociuar me Kompaninë , por procedura thonë ka mbetur në labirinthet e ministrive. Sipas paralajmërimeve objekti duhet të jetë në një sipërfaqe mbi 200 mijë metra katrorë .
 
Për këtë arsye këshilli ka miratuar ndryshimin e Planit detal urbanistik për ngjitjen e disa ngastrave.
 
“Ka më tepër kompani të interesuara dhe besoj se LIDËLL do ta fitojë këtë ankand , sepse është Kompan i e madhe dhe e njohur botërore. Dhe besoj se me ardhjen e kësaj kompanie këtu dhe ndërtimin e hapsirave të depove , të cilat do të shërbejnë si Qendër logjistike për tërë rajonin , do të tërheq më tepër investitor në Kumanovë ”, u shpreh kryesuesja e këshillit të Kumanovës, Ivana Georgievska.
 
Sipas paralajmërimeve investitori Lidëll planifikon të investojë 80 milionë euro vetëm në Qendrën logjistike në Kumanovë si dhe të punësojë 150 veta. Qëllimi i autoriteteve është që mjetet e grumbulluara nga ngastrat e shitura të riinvestohen në zonën industrial.
 
“Vetë pozita geostrategjike e Komunës së Kumanovës jep mundësi të shkëlqyeshme për investimin e Qendrave të këtilla logjistike që do të thotën punësimin shtesë të kumanovarëve”, theksoi Georgievska.
 
Zona industrial në Kumanovë gjendet përskaj autostradës E 75 afër kufirit me Serbinë por edhe në udhëkryqin që lidh vendet e rajonit, Maqedonisë e Veriut me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë. Disa kompani jashtme dhe  të vendit tashmë janë duke funskionuar , kurse së shpejti pritet hapja edhe e kompanive të ndryshme.
 
FATLUM AQIFI