Maqedoni

Tetovë, aktivitete për parandalimin e Delikuencës

29.07.2023 18:25

Këshilltarët e Komunës së Tetovës kanë votuar programin e Këshillit Lokal për Parandalimin e Delikuencës te të Miturit...

Këshilltarët e Komunës së Tetovës kanë votuar programin e Këshillit Lokal për Parandalimin e Delikuencës te të Miturit, në bazë të të cilit do të zhvillojë aktivitete gjatë periudhës së ardhshme me qëllim të parandalimit të sjelljeve devijante të fëmijëve në Komunën e Tetovës.
 
Sipas kryetares së Këshillit lokal, Blerta Ahmedi, fokusi do të jetë  te shkollat e mesme duke e marrë parasysh se ato janë pjesë e fëmijëve që kanë përgjegjësi penale, gjegjësisht nga mosha 14 deri në moshën 18-vjeçare.
 
“Aktivitetet e para të cilat kemi filluar t’i ndërmarrim nga kjo javë janë takime me drejtorët e shkollave të mesme. Kemi realizuar deri tani dy vizita, në gjimnazin “Kiril Pejqinoviq” dhe “7 Marsi”, njoftim me drejtorët lidhur me aktivitetet tona dhe ekipet profesionale të këtyre shkollave. Në vazhdim do të kemi dhe aktivitete të tjera, duke punuar me prindërit dhe nxënësit për t’i detektuar fëmijët me rrezik të cilët janë në shkollat e qytetit tonë. Por, kemi paraparë edhe aktivitete me karakter preventiv te nxënësit e shkollave fillore, do të përfshihen të gjitha shkollat fillore të Komunës së Tetovës”, us shpreh kryetarja e këshillit lokal për parandalimin e delikuencës Blerta Ahmedi.
 
Kreu i këshillit komunal, Besar Durmishi, tha se me votimin e programit për Parandalimin e Delikuencës së fëmijve do të zvoglohen rreziqet  nëpër shkolla, pasi drejtpërdrejt do kenë takime me nxënësit,prinderit dhe trajnime të ndryshme.
 
“Në program janë të parapar gjitha aktivitet që do bejnë gjatë viti 2023,ku do bejnë takime me gjitha drejtoret e shkollave të mesme fillore,me këshillin e prinderve,do bejnë trajnime të ndryshme do përcajtijn fëmijët që janë në rrezik,trajnim me to dhe prindërit e tyre”, theksoi kryetari i këshillit komunal Tetovë, Besar Durmishi.
 
Në vitin që lamë pasë në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë janë evidentuar 70 vepra penale në të cilat në mënyrë drejtperdrjet apo të tërthortë janë përfshirë 89 të mitur. 
 
VISAR SADIKI