Maqedoni

Struga e mbushur për fundjavë, çmimet më të larta se vitet tjera, por të përballueshme

29.07.2023 18:47

Edhe këtë fundjavë shëtitoret dhe plazhet e Strugës janë të mbushura plot...

Edhe këtë fundjavë shëtitoret dhe plazhet e Strugës janë të mbushura plot, kryesisht me turistë dhe mërgimtarë. Ata për kamerën tonë thanë se çmimet nëpër kafene dhe restorante janë më të larta se vitet e kaluara, megjithatë të përballueshme në krahasim me vendet tjera.
 
Edhe pse gjatë sezonit veror është shumë e vështirë të mbahet higjiena në nivel, mërgimtarët dhe turistët janë të kënaqur me pastërtinë e qytetit.
 
Muaji korrik në Strugë është kryesisht i mbushur me mërgimtarët tanë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Europës dhe Amerikës, megjithatë ka edhe shumë turistë të huaj të cilët janë akomoduar nëpër hotele. Ky sezon veror filloi më herët dhe pritet të shënohet si sezoni më i mirë turistik në vitet e fundit.
 
ILMIJE ZHAKU