Maqedoni
Largimi i të rinjëve nga vendlindja, papunësia dhe pagat e ulta arsyeja kryesore
30.07.2023 15:47
Fluksi i madh i të rinjëve që largohen nga vendi çdo ditë vjen duke u rritur...

Fluksi i madh i të rinjëve që largohen nga vendi çdo ditë vjen duke u rritur. Në 10 vitet e fundit ka pasur rritje të trendit të largimit të të rinjve nga vendi të moshës prej 18 deri 30 vjeç. Njëra nga arsyet për këtë është papunësia, pagat e ulta, si dhe mungesa e shërbimeve cilsore institucionale ndaj qytetarëve.
“Këtu nuk ka ardhmëri për këtë asrye njerëait ikin. Ja psh, pesë fëmijët e mijë të gjithë kanë ikur jasht shtetit. Vetëm unë me bashkëshorten kemi mbetur këtu. Ata kanë ikur për shkak të pagave të ulta, për shkak të kushteve ekonomike. Pra, asgjë nuk funksionin siç duhet”, shprehet qytetari.
“S’ka para këtu për atë arsye ikin atje. Unë nuk largohëm do qëndroj këtu”, theksoi qytetari.
“Për një jetë më të mirë ikin, pasi këtu nuk ka punë, në fakt ka punë por nuk duan të punojnë për paga të ulta, pagat nuk mjaftojnë për të përmbushur nevojat bazë. Unë nuk mendoj të iki edhe pse parat nuk më mjaftojnë deri në fund të muajit,por skam ku shkoj”, shprehet qytetari.
“Të rinjët ikin sepses ka para. Të isha i ri nuk do të kasha qëndru këtu”, theksoi qytetari.
“Arsyeja është varfërija, jo stabilitet në punë,largimi i padrejtë nga puna, nuk ka ardhmëri, prespektivë nuk ka këtu. Të gjithë vuajnë për një pagë më të mirë. Ka shumë arsye por këto janë bazë. Unë nuk e kam në plan të iki por të gjithë ikin për një ardhmëri më të mirë për fëmijët e tyre për një standart më të mirë të jetës. Shumica ikin sepse janë të bezdisur nga jeta, çdo ditë problem, stres i madh, ka kriza financiare, bien ne depresion. Gjithçka shtrejt pagat e ulta dhe secili dëshiron një standart ma të lartë”, shprehet qytetari.
Shumica e mërgimtarëve thonë se janë të zhgënjyer nga sherbimet nëpër institucione publike, prandaj janë larguar. Ata pranojnë të kthehen në vendlindje, nëse Maqedonia e Veriut do tu ofrojë kushte më të mira për jetesë.
“Këtu ska prespektivë. Punë ka ama rrogat 200 euro-250 euro, cka me bo me ato para. Institucionet nuk janë në shërbim të qytetarëve. Unë moti kam ik nga Maqedonia jam në Bazel të Zvicrës. Kam ik për një jëtë ma të mirë dhe Do isha kthy vetëm nëse rregullohen punët”, theksoi mërgimtari.
“Të rinjët e lëshojnë vendin për një jëtë më të mirë, për diçka të rë dhe ndryshe. Në Zvicër janë disa rregulla më të mira. Për mendimin tim institucionet nuk janë në shëtbim të qytetarëve, psh nëse e thirrë policinë nuk vjen kur kë nevojë apo ambullantën. Duhet të presish nëpër korridoret e spitaleve nëse nuk ke ndonjë të njohur”, u shpreh mërgimtari.
Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, mbi 9500 të rinj largohen nga vendi në nivel vjetor, që është e dhënë zhgënjyese. Numri i atyre që presin rradhë për tu larguar është shumë më i lartë.
FARIJE DAUTI BAKIU
