Botë

Ukrainë, 3 ushtarë vdesin, nuk respektohet marrëveshja

03.03.2015 15:33

Ukraina ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në lindje të vendit...

Ukraina ka bërë të ditur se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur në lindje të vendit, kur rebelët kanë bombarduar pozicionet e ushtrisë 22 herë, raportuan autoritetet ushtarake.

Por, nga ana tjetër separatistët kanë akuzuar trupat e Ukrainës për hedhjen e mortajave në qarqet e Donjeckut.

Dhuna vjen me gjithë Marrëveshjen për Armëpushim, e cila ka hyrë në fuqi qysh më 15 shkurt.