Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, përplasje mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së

30.07.2023 16:53

Nevoja për ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit...

Nevoja për ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës eurointegruese të vendit, shkakton përplasje të përditshme mes pushtetit dhe opozitës.Nga LSDM akuzojnë Mickovskin se është personi i vetëm i cili dëshiron t'i ndajë Agjendën evropiane dhe atë maqedonase pas çka mund të fshihet ndonjë plan tjetër për integrimin e shtetit.
 
"Hristijan Mickoski e di mirë se vazhdimi i rrugës evropiane të vendit kërkon miratimin e amendamenteve kushtetuese.Ndryshimet përshpejtojnë procesin e integrimit në BE, me hapjen e kapitujve të parë të procesit të negociatave.Këto ndryshime kushtetuese janë shansi i fundit për Mickoski-n dhe DPMNE-në që të qëndrojnë në anën e interesave të qytetarëve dhe shtetit dhe të dëshmojnë se me të vërtetë dëshirojnë ta shohin shtetin si anëtar të plotë të BE-së, për çka vazhdimisht deklarohen."thonë nga LSDM.
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE,këtë proces e sheh nga pikëpamje tjetër.Sipas tyre, çështja e ndryshimeve kushtetuese ,është një tentativë e dhunshme në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe se pushtetit çdo dit e më shumë pi i mungon shumica parlamentare që i mbështet këto ndryshime kushtetuese.
 
“80 % e qytetarëve janë kundër ndryshimeve të Kushtetutës. VMRO-DPMNE është pari politike e cila punon në interest ë qytetarëve.Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së sa i përket ndryshimeve kushtetuese është i qartë ,ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar nuk do të mbështesim. Do të vërtetohen se pushteti nuk ka shumicë stabile e cila do të votojë ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.
 
Partia  e Mickovskit vlerëson se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje në interes të vendit dhe e vetmja rrugëdalje nga ngërçi në të cilin pushteti e ka futur vendin.Seanca plenare për ndryshimet kushtetuese është caktuar më 18 gusht.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI