Maqedoni

Ahmeti i drejtohet Kovaçevskit: Ministrat e BDI-së japin dorëheqje!

30.07.2023 17:15

Kreu i integristve Ali Ahmeti nga Tetova ju është drejtuar me një letër kryeministrit...

Kreu i integristve Ali Ahmeti  nga Tetova ju është drejtuar me një letër kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevski.
 
Ahemti tha se ministrat dhe të gjithë funksionarët e BDI-së do të japin dorëheqje, me një herë pas të votohen ndryshimet kushtetuese që sipas Ahmetit është shansi i fundit i vendit drejt vendeve perendimore.
 
“I nderuar Kryeministër, Dimitar Kovacevski,duke vlerësuar se vendi ynë, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjendet në një fazë kritike të së ardhmes sonë evropiane,duke pasur peshën e integrimit si organizatë politike në 20 vitet e fundit,duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh,duke u nisur nga kushtezimi i opozitës se do to të votonin ndryshimet kushtetuese nëse Bashkimi Demokratik për Integrim del nga Qeveria. Ne ministrat dhe funksionarët qeveritarë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim japim dorëheqje nga postet që aktualisht jemi duke i ushtruar! Dorëheqjet, z. Kryeministër, efektuohen me automatizëm në momentin kur opozita të votojë ndryshimet kushtetuese”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
 
Këto komente kryetari i BDI Ali Ahemti i bërë gjatë takimit që sot kishte me mërgimtarët e Tetovës.
 
VISAR SADIKI