Rusi, varroset Boris Nemtsov

03.03.2015 15:36

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për liderin opozitar rus, Boris Nemtsov, i cili është vrarë më 27 shkurt...

Kritiku i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, është vrarë pranë ndërtesës së Kremlinit, ndërsa asnjë arrestim nuk është bërë ende në lidhje me krimin.

Më herët, presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se vrasja e kundërshtarit të Kremlinit, Nemtsov, reflekton klimën “brenda Rusisë, në të cilën shoqëria civile, gazetarët e pavarur, njerëzit që bëjnë përpjekje të komunikojnë në internet, ndjehen çdo herë e më shumë të kërcënuar”. (Leunora Kaliqi, TVM2)