Maqedoni

Strugë, plazhet e rregulluara por mungojnë shpëtimtarë

30.07.2023 17:58

Plazhet dhe bregu i liqenit në Strugë janë të mbushura me turistë të huaj por edhe nga vendi...

Plazhet dhe bregu i liqenit në Strugë janë të mbushura me turistë të huaj por edhe nga vendi si dhe mërgimtarë. Edhe pse plazhet në Strugë janë të rregulluara dhe ofrojnë shërbime të mira, nuk ka mjaftueshëm shpëtimtarë të plazheve.
 
Nga kryqi i kuq thonë se këtë vit janë trajnuar 9 të rinj, ndërsa të përgatitur janë dhe të gatshëm për shërbim janë rreth 15 shpëtimtarë. Megjithatë, një pjesë e madhe e plazheve nuk kanë shpëtimtarë, nuk janë angazhuar nga koncensionerët e plazheve.
 
“Në plazhet publike të qytetit janë të paktë ata të cilët kanë marrë shpëtimtarë të plazheve, qytetarët edhe pse nuk pranuan të flisnin para kamerës sonë, pas kamerës ata thanë se është shumë e nevojshme që të ketë shpëtimtarë, sepse mund të ndodhin akisdente të ndryshme ndërsa ndihen të pasigurt teksa notojnë në plazhet e qytetit.”
 
“Si çdo vit edhe këtë vit ne kishim trajnim për shpëtimtarë të plazheve, u trajnuan 9 të rinjë, ishin të suksesshëm dhe janë të përgatitur për të dhënë shërbimin në plazhet e qytetit. Për fat të keq jo të gjithë plazhet disponojnë shpëtimtarë në ujrat e hapura, nuk u është ofruar as turistëve as qytetarëve tanë, siguria nëpër plazhe, është çështje për të diskutuar por sa i përket kryqit të kuq, ne jemi të gatshëm të japim këtë shërbim”, u shpreh drejtoresha në Kryqin e Kuq, Strugë, Adhurime Dauti.
 
Nga kryqi i kuq thonë se nevoja për shpëtimtarë nëpër plazhe nuk është vetëm në raste të mbytjeve por edhe për raste të tjera, duke qenë se në plazh ka edhe fëmijë të cilët mund të lëndohen.
 
“Sigurisht që ka ndërhyrje gjatë gjithë kohës, nuk do të thotë të jen raste të mbytjes ose mos ditjen e notit, nëpër plazhe ka më shumë lëndime të cilat ndodhin, dhe shpëtimtarët janë të përgatitur për të dhënë ndihmën më të shpejtë që mund të jepet”, theksoi Dauti.
 
Muajt korrik dhe gusht janë periudha ku plazhet e Strugës frekuentohen më së shumti, ndërsa edhe numri i incidenteve në këtë kohë është më i madh. Megjithatë, nga kryqi i kuq thonë se fatmirsisht deri më tani nuk është dasht të bëhet ndonjë ndërhyrje urgjente, vetëm raste me lëndime më të vogla.
 
ILMIJE ZHAKU