Maqedoni
VMRO DPMNE për minierën Illovica, LSDM i gënjen qytetetarët për minierën
30.07.2023 18:20
Përderisa qeveria udhëheq politikë shkruaj- fshij opinionit i komunikojnë informacione...

Përderisa qeveria udhëheq politikë shkruaj- fshij opinionit i komunikojnë informacione të rreme se ata ishin kundër hapjes së minierës së Ilovicës. Nëse LSD dhe BDI do të ishin kundër hapjes së minierës në Ilovicë, nuk do të kishin vendosur në mbledhjen e qeverisë për bashkimin e koncesioneve.
Publiku e pa përsëri se LSD dhe BDI ishin hipokrite kur bënë fushata gjatë gjithë këtyre viteve, sepse në momentin e parë kur panë një mundësi biznesi për njerëzit e afërt me partitë në pushtet, i harruan të gjitha premtimet akuzojnë nga VMRO DPMNE.
“Qeveria duhet t'u përgjigjet të gjitha pyetjeve serioze dhe të dyshimta që kanë të bëjnë me BDI-në dhe LSD -në dhe njerëzit e afërt të tyre që janë pjesë e strukturës pronësore. Qeveria nga njëra anë miratoi vendim për bashkimin e koncesioneve ndërsa nga ana tjetër përfaqësues të Qeverisë protestuan kundër të njejtit duke thanë se janë mashtruar, vetëm për të bërë një hap prapa dhe për të anuluar vendimin për bashkimin e koncesioneve. Vendimet e tilla janë dëshmi se puna e dakorduar nga qeveria për minierën e Ilovicës nuk shkoi sipas planit, ndaj pasuan deklarata të panikut dhe vendime të pamatura”, u shpreh Marija Miteva nga VMRO DPMNE.
LSDM mohon akuzat, Mickovski të pyes nënkryetarin e tij
Me vendim të Qeverisë është shfuqizuar bashkimi i koncesioneve për minierën e Illovicës, reagojnë nga LSDM, pasi VMRO-DPMNE i akuzoi se gënjejnë për minierat.
“DPMNE, e cila sot me hipokrizi pretendon se është e shqetësuar, në fakt janë ato që kanë dhënë koncesionin për minierën e Ilovicës, si dhe 85 koncesione të tjera për minierat. Mendim pozitiv për Ilovicën kanë dhënë Mile Janakieski, ish ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Ljupço Dimovski, ish ministër i Bujqësisë dhe nënkryetari aktual i DPMNE-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Hristijan Mickoskit, Vllado Misajlovski. Prandaj, para se të shtiret si i shqetësuar Mickoski duhet ta pyes nënkryetarin e tij për minierën në Ilovica”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Interesat e qytetarëve mbeten prioritet kryesor për shumicën parlamentare dhe Qeverinë e udhëhequr nga LSDM-ja, thonë nga kjo parti.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
