Maqedoni
Vatra zjarri në tërë vendin, lokalizohen në Negotinë dhe Demirkapi
30.07.2023 18:42
Temperaturat e larta dhe pakujdesia e njerëzve janë shkaktarët kryesor për shkaktimin e zjarreve...

Temperaturat e larta dhe pakujdesia e njerëzve janë shkaktarët kryesor për shkaktimin e zjarreve që kohëve të fundit kanë kapluar vendin. Zjarret në ambiente të hapura janë shpeshtuar kohëve të fundit dhe më shumti digjet toka ku ka të mbjelur kashtë dhe pyjet ku ka të mbjellura pisha.
Për një muaj në rrethinën e Strugës janë shuar 15 zjarre, ndërsa është paraqitur zjarr edhe në një në deponi në afërsi të fshatit Dollneni.
“Më duhet të potencoj se deponitë shuhen me shum vështirësi për shkak të gazrave që lëshohen kemi djegje nën sipërfaqe dhe sado që tu hidhet ujë atë sërisht marrin flakë”, u shpreh Stojançe Angellov nga qendra për menaxhim me kriza.
Intervenimi i shpejtë i ekipeve të zjarrfikësve , avioni i drejtorisë për mbrotje dhe shpëtim dhe njësia e helikopterëve pranë MPB-së rezultuan me shuarjen e zjarrve në rajonin e Demir Kapisë dhe Negotinë thonë nga qendra për menaxhimin e krizave.
“Për fat të keq dje patëm dy zjarre specifike, ku digjeshin pyje me pisha të cilat shujmë lehtë digjen . Zjarri i dytë ishte në Demir Kapi, ku kishte teren të pakalueshëm dhe zjarrfikësve iu desht kohë të mbërrinin për të shuar zjarrin”, theksoi Angellov.
Autoritetet aplejonë të mos hudhen cigare të ndezura, të mos ndizet zjarr në ambient të hapura. Nëse dikush vëren tym apo flakë të lajmërohet në numrin për situata urgjente 112 dhe ky numrë u tregua si funksional gjatë ditës së djeshme.
Vonë mbërmë është shpëtuar shtetas romun me probleme shlëndetësore të zemrës si dhe është intervenuar edhe për aksidente në komunikacion. Numri 112 për raste urgjenete është funksional në cilindo vend të Evropës.
FLUTURA LATIFI
