Maqedoni
Kërçovë, përurohet salla sportive “Diaspora”
30.07.2023 19:04
Iniciativa për ndërtimin e sallës sportive “Diaspora” ka lindur disa vite më parë...

Iniciativa për ndërtimin e sallës sportive “Diaspora” ka lindur disa vite më parë dhe ajo tashmë u bë realitet falë kontributit të diasporës kërçovare të cilët nuk u zbrapsën nga qëllimi i tyre edhe përkundër pengesave që i shkaktoi pandemia globale.
Ky investim i diasporës kërçovare ka krijuar kushte të favorshme për stimulimin e gjeneratave të reja në zhvillimin e këtij sporti tradicional, potencoi kryetari i Klubit të mundjes “Uskana” Rrahim Veliu.
Ai u shprehu mirënjohje mërgimtarëve tanë që kontribuan në realizimin e këtij projekti i cili do të jetë në shërbim të Klubit kërçovar të mundjes “Uskana” dhe gjeneratave të reja që vazhdojnë traditën e sukseseve në fushën e mundjes.
Me pjesëmarrjen e tyre, këtë solemnitet e nderuan edhe përfaqsues nga Federata Shqiptare dhe klubet e mundjes nga Tirana, Kukësi, Elez Hani, Prizreni, Shkupi dhe Karshiaka.
SHABAN DALIPI
