Maqedoni
VMRO-DPMNE: BDI bëri hapin e parë!, mirë që janë të gatshëm të shkojnë në opozitë
30.07.2023 19:20
Pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti njoftoi se ministrat e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjet...

Pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti njoftoi se ministrat e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjet, të cilat do të hyjnë në fuqi pasi VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese, kanë reaguar nga partia e Hristijan Mickoskit.
Nga VMRO-DPMNE thonë është mirë që BDI është e gatshme që të shkojë në opozitë, ndërsa theksojnë se dorëheqjet duhet të jenë të parevokueshme.
“Mirë është që BDI pas 20 vjetëve është e gatshme që të shkojë në opozitë, nga ku do të mund të përgjigjen për krimin dhe ta dëshmojnë pafajësinë e tyre. Pasi BDI e bëri hapin e parë, dhanë dorëheqje, tani vetëm ata të jenë të parevokueshme dhe të shkojmë në zgjedhje të shpejta, sepse me tjetër është vetëm zvarritje dhe luajtje e lojërave në shpinën e shtetit dhe ardhmërinë e qytetarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.
