Maqedoni

Pickimi nga rriqra, fatal për 27 vjeçaren nga Shtipi

30.07.2023 19:33

Një grua 27 vjeçare nga fshati Kuçicë e Shtipit ka ndërruar jetë pasi është pickuar...

Një grua  27 vjeçare nga fshati Kuçicë e Shtipit ka ndërruar jetë pasi është pickuar nga rriqra. Insekti, i cili u hoq nga lëkura në kushte shtëpiake, i transmetoi gruas  ethet hemorragjike krime kongo.
 
Pacientja  është hospitalizuar  në spitalin e Shtipit, e më pas në Klinikën Infektive në Shkup. Epidemiologët e Institutit të Shëndetit Publik pas analizave të bëra e konstatuan sëmundjen. Duke qenë se ethet hemoragjike transmetohen nëpërmjet gjakut të personit të infektuar, janë kontrolluar të gjitha kontaktet në familjen e gruas së ndjerë, si dhe në spitalet ku ajo ishte hospitalizuar.
 
Nga ISHP thonë se katër materialet e testuara kanë rezultuar negative. Kontaketet tjera me rrezik të mesëm dhe të lartë janë vënë nën mbikqyrje dy javët e ardhshme.
 
Ethet hemoragjike krime-  kongo janë  sëmundje që transmetohet nga rriqrat, dhe vdekshmëria arrin deri në 40 për qind. Transmetimi nga njeriu te njeriu mund të ndodhë si rezultat i kontaktit të ngushtë me gjakun dhe lëngjet trupore të individëve të infektuar.