Botë
ShBA–Iran, Obama: Irani të ngrijë aktivitetin bërthamor
03.03.2015 15:37
Nëse Irani do marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duhet të ngrijë aktivitetin e ndjeshëm bërthamor për së paku një dekadë...

Nëse Irani do marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duhet të ngrijë aktivitetin e ndjeshëm bërthamor për së paku një dekadë, ka thënë presidenti amerikan, Barack Obama.
Palët duhet të arrijnë marrëveshje deri më 31 mars, në bazë të së cilës Irani do të kufizonte programin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.
Perëndimi druan se Irani po zhvillon fshehurazi armën atomike, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Teherani.
LEUNORA KALIQI
