Buduçnosti gabon ditën e ndeshjes me Struga TL

31.07.2023 13:33

Ndeshjet e kthimit të eliminatoreve në UEFA Ligën e Konferencës....

Ndeshjet e kthimit të eliminatoreve në UEFA Ligën e Konferencës do të zhvillohen këtë javë. Kualifikimin në raundin e tretë të kësaj gare në organizimin e tretë më të madh të futbollit evropian që po organizohet për herë të tretë këtë vit  e kërkon edhe skuadra e Struga Trim Lum.

Kampionët e vendit do të përballen  nesër me malazezët e Buduçnostit nga Podgorica, ndërsa ndeshje do të nis në ora 21:00.

Nikoqiri i kësaj përballje Buduçnosti, në paralajmërimin e ndeshjes shkruan se e njëjta do të luhet me 03.08.2023 në ora 21:00, ndërsa UEFA ndeshjen në fjalë e ka caktuar për nesër (01.08.2023) me fillim në ora 21:00.

Ndryshe malazezët sot kanë lëshuar në shitje biletat me çmim prej 3 euro (perëndim), ndërsa 2 euro ( veri) ku do jenë të vendosur tifozët e tyre të njohur si “varvarët”.