Të rinjtë nga Azerbejxhani, vizitë Kadastrës së Maqedonisë

03.03.2015 15:46

Përfaqësues të organizatave rinore dhe studentë nga Azerbejxhani u njoftuan me mënyrën e funksionimit të Agjencisë për Punësim të Maqedonisë, përfshirë edhe masat për uljen e papunësisë së të rinjve...

Vizita është realizuar në organizim të koalicionit të Organizatës Rinore “Sega” dhe Asociacionit Evropian për Demokraci Lokale “Alda”.

Drejtoresha e Qendrës për Punësim, Sllobodanka Aleksova, tha se Maqedonia është shembull për investime të vazhdueshme në përparimin e masave për punësim të personave të rinj.

“Këtë vit prioritet të kemi punësimin e personave të rinj, të cilëve u mundësohet sa më shpejt dhe më lehtë të vijnë deri të vendi i punës dhe për këtë jemi zgjedhur si një nga vendet më të mira për punësim”- deklaroi drejtoresha e Qendrës për Punësim, Sllobodanka Aleksovska.

“Të rinjtë nga Azerbejxhani, gjatë vizitës do të fitojnë informacione dhe stërvitje që të aftësohen për të hyrë në tregun e punës”- tha drejtori ekzekutiv i Organizatës “Sega”, Zoran Ilieski.

Studentët, përmes këtij projekti do të informohen si të nxiten të rinjtë nga Azerbejxhani për të luajtur rol kyç në vendin e tyre dhe të bëhen pjesë e rëndësishme e shoqërisë, por do t’i shkëmbejnë edhe përvojat e tyre me të rinjtë nga Maqedonia dhe do ta nxisin këmbimin interkulturor. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)