Futbolli i femrave, Banda shënon golin e 1.000 në Kampionatet Botërore
Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave...

Kampionati i 9-të Botëror i Futbollit të Femrave vijon fazën e grupeve, që ka hyrë në pjesën më vendimtare, teksa po mësojmë edhe emrat e kombëtareve që vazhdojnë garat, ndërsa në grupin C u mbyllën edhe takimet e 3-ta.
Me këtë mësuam edhe dyshet e para të 1/8 së finales në të cilët do përballen Japonia – Norvegjia si dhe Spanja – Zvicra. Në ndeshjen për vendin e tretë në grupin “C”, deri tek fitorja e nderit erdhën futbollistet e Zambisë të cilat me 3:1 e mundën Kostarikën.
Golin të cilin e shënoi Banda në minutën e 31-të nga penaltia, ishte goli jubilar në botërorët e femrave. Ai ishte goli i 1000-të, i shënuar në këto gara.
Para përfundimit të garave të grupit “C” dihej se Japonia dhe Spanja do të vazhdojnë qëndrimin e tyre në botërorin e futbollit që po mbahet në Australi dhe Zelandë të Re.
Të dyja këto kombëtare para përballjes mes vete kishin nga 6 pikë, ndërsa në përballjen mes vete japonezet dolën fituese me 4:0 dhe më këtë siguruan pozitën e parë në grup.
